Një pjese të komisionerëve nuk u janë ekzekutuar ende pagesat për zgjedhjet e 14 Shkurtit, flasin nga KQZ-ja

KQZNjë pjesë e komisionerëve të KQZ-së edhe më tutje nuk i ka pranuar të hollat për punën e kryer si komisioner (KVote) gjatë zgjedhjeve të 14 Shkurtit.

Disa sosh, e dy prej tyre në kushte anonimiteti kanë kërkuar informacione lidhur me këtë çështje brenda KQZ-së, teksa për t’i mësuar këto informata i janë drejtuar redaksisë sonë, përcjell GazetaBlic.D.K (emër i njohur për redaksinë), ka thënë për GazetaBlic se nuk e di arsyen e vonesës, porse që nga 14 Shkurti ende nuk i ka marrë paratë.

“Nuk e di se çka po ndodhë por deri më tani nuk jemi paguar. Po shkojmë drejt muajit të tretë dhe s’ka asgjë deri tani”, tha ai.Poashtu, kritika për vonesën pati edhe N.S (emër i njohur redaksinë).“I kam pyetur edhe disa kolegë të mi me të cilët punuam dhe as ata nuk i kanë marrë paratë”, shtoi Berati.

Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi në një prononcim të shkurtër për GazetaBlic shpalosi detaje, duke thënë se ato veçse janë kryer, porse janë duke i kontrolluar gabimet eventuale.“Ato veçse janë përfunduar. Jemi duke u marrë me gabimet eventuale”, tha Elezi.

Kategoritë
LajmeVendi