Një politikan jashtë Ukrainës bëhet ushtar i Zelenskiyt, shkon në luftë kundër Rusisë

Deputeti letonez Juris Jurašs i është bashkuar luftës kundër forcave ruse në Ukrainë, tha partia e tij.  Jurašs është kreu 46-vjeçar i komisionit të çështjeve ligjore të parlamentit 

“Ai është në Ukrainë. Ai u bashkua me luftëtarët e lirisë. Ishte vendim i tij personal dhe unë e respektoj plotësisht atë”, tha Janis Bordans, ministër i drejtësisë dhe kreu i Bove, partisë konservatore në koalicionin qeverisës, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Hina.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi javën e kaluar se më shumë se 16,000 vullnetarë të huaj ishin paraqitur për të luftuar për Ukrainën, por nuk zbuloi se sa prej tyre kishin mbërritur tashmë atje.

Kategoritë
BotaLajme