Institucionet e vendit janë kritikuar vazhdimisht për mosveprim në drejtimin e përmirësimit të kushteve të shkollave në Kosovë. Por, kritikë më të veçantë se kaq nuk kanë marrë ndonjëherë.
Këshilli Drejtues i Shkollës “Faik Konica”, i drejtuar nga prindi Kushtrim Demiri, ka marrë iniciativën për shndërrimin e plotë të shkollës duke bërë një punë që ka prekur çdo cep të shkollës.
Nga banjot te salla e edukatës fizike, nga klasat te këndet e leximit, gjithçka është kryer me ndihmën e donatorëve.
Donatorët, që përndryshe janë partnerët e biznesit të kryetarit Demiri, kanë ndihmuar me investime direkte në shkollë pasi nuk është kërkuar ndihmë financiare nga asnjëri prej tyre për të menjanuar çdo keqkuptim.
Për këtë iniciativë transparente e model, KDSH ka prezentuar dokumentarin “Transformimi i shkollës Faik Konica” të bërë për të dokumentuar çdo ndryshim brenda shkollës.