Një tërmet me fuqi 4,1 ballë godet rajonin e Egjeut të Turqisë

Nga AFAD njoftojnë se tërmeti ka ndodhur në brigjet e distriktit Karaburun të provincës Izmir

Një tërmet 4,1 ballësh goditi sot rajonin turk të Detit Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në ora 19:09 sipas kohës lokale në brigjet e distriktit Karaburun të provincës Izmir.

Nga AFAD gjithashtu njoftuan se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7,08 kilometra.

Turqia ndodhet në një zonë të ndjeshme ku shpesh ndodhin tërmete. Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm 6,6 ballësh goditi Izmirin, ku humbën jetën të paktën 115 persona dhe u plagosën mbi 1.000 të tjerë.

Kategoritë
BotaLajme