Një tifoz plagos me armë zjarri trajnerin, lojtarët ikin me vrap nga fusha (Video)

Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar në një ndeshje të rangut të ulët të futbollit argjentinas.

Një tifoz ka hyrë në fushë dhe ka plagosur me armë zjarri trajnerin e Ferro de General Picos gjatë ndeshjes me Huracanin, përcjell Demokracia.com.

Raportohet se trajneri u plagos në shpatull, ndërsa lojtarët që ishin në fushë vrapuan me shpejtësi për t’u larguar.

Ndeshja në Ligën Federale A u pezullua në fund të pjesës së dytë me Huracanin që po udhëheqte 3-1.

Trazirat mes dy tifozerive vazhduan edhe pas kësaj situate.

 

Kategoritë
LajmeSport