Njihuni me familjen më të gjatë në botë – anëtari më i shkurt i familjes i ka “vetëm” 191.2 centimetra

Një familje nga Esko në Minnesota kanë arritur të thyejnë rekordin botëror, dhe të futen në librin e rekordeve Guines si familja më e gjatë në botë.

Njihuni me familjen pesë anëtarëshe Trapp; Scott, Krissy, Savanna, Molly dhe Adam, transmeton Telegrafi.

Më 6 dhjetor të vitit 2020, familja Trap është konfirmuar si familja me gjatësinë më të madhe në botë – me një mesatare prej 203.29 centimetra.

Më i vogli i familjes (por sigurisht jo më i shkurtri) është vetëm 22-vjeç – Adam Trapp, i cili është më i gjatë se dy motrat dhe prindërit. Ai është 221.71 centimetra i gjatë.Savanna Trapp-Blanchfield, 27-vjeçe, është e dyta me 203.6 centimetra. Pas saj radhitet motra tjetër Molly Steede, 24-vjeçe, e cila është 197.26 centimetra.Sa i përket prindërve – e ëma e tyre Krissy konsiderohet si më e shkurta në familje me “vetëm” 191.2 centimetra – e kryefamiljari Scott është 202.7 centimetra. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeTë ndryshme