Nora Gjakova motivon Majlinda Kelmendin pas zhgënjimit, e quan mbretëreshë

Majlinda Kelmendi u eliminua nga Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’ në meçin e parë pas disfatës që pësoi nga Reka Pupp.

Ishte zhgënjim i madh për 30 vjeçaren, e cila kishte fituar medaljen e artë në Brazil gjatë vitit 2014, transmeton Indeksonline.

Megjithatë mbështetja ka qenë e parezervë për Kelmendin nga opinioni shqiptar. Së fundi ka reaguar edhe Nora Gjakova në Twitter, duke i dhënë xhudistes pejane epitetin ‘mbretëreshë’.

‘Kampion olimpik, 2 herë kampion i botës, 4 herë kampion i Evropës. Majlinda Kelmendi, mbretëreshë’ ka shkruar ajo në Twitter.

Kategoritë
Sport