Norvegji, rrëzohet një avion amerikan i NATO-s

Televizioni shtetëror norvegjez NRK njoftoi se avioni i NATO-s me 4 persona u rrëzua teksa po kryente stërvitjen e NATO-s “Përgjigjja e Ftohtë 2022”

Në veri të Norvegjisë është rrëzuar një avion ushtarak i NATO-s.

Televizioni shtetëror norvegjez NRK njoftoi se avioni i NATO-s me 4 persona u rrëzua teksa po kryente stërvitjen e NATO-s “Përgjigjja e Ftohtë 2022”.

Jan Eskil Severinsen, zëdhënësi për media i Qendrës kryesore të Shpëtimit të Norvegjisë Veriore (HRS) ka deklaruar se vazhdojnë kërkimet në rajon dhe se kanë përcaktuar që avioni me 4 persona në bord është rrëzuar.

Gjithashtu Severinsen ka thënë se kërkimi ka qenë i vështirë për shkak të kushteve të këqija të motit në rajon dhe se nuk kanë informacion lidhur me situatën shëndetësore të ekuipazhit.

Kreu i komunikimeve të Forcave të Armatosura të Norvegjisë, Ole Christian Emaus ka vënë theksin se nuk janë në dijeni për kombësisë e personave në bord ndërsa avioni i NATO-s i përket SHBA-së.

Kategoritë
BotaLajme