Nuk e priti vendimin përfundimtar për “Kasapin e Bosnjës”: Ndërron jetë gruaja që humbi burrin dhe djalin në Masakrën e Srebrenicës

Në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, një nënë tjetër, Emina Merxhiq vdiq në moshën 79-vjeçare.

Dhe vdekja e saj vjen derisa pritet që Ratko Mladiq, me nofkën “Kasapi i Bosnjës”, të përballet me ditën e fundit në gjykatë, ku do të dëgjojë gjykimin mbi apelin e tij kundër dënimit të tij për gjenocid, krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas medieve të huaja, 26 vjet pas masakrës, Mladiq, 78-vjeçar, do të paraqitet të martën në gjykatën penale ndërkombëtare të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për ish-Jugosllavinë në Hagë, për ato që pritet të bëhet më shumë se një orë aktvendimesh.

Pesë gjykatës do të paraqesin përfundimet e tyre mbi 10 vepra penale – që përfshijnë shfarosjen, transferimet me forcë, marrjen e pengjeve dhe sulmet e paligjshme ndaj civilëve – për të cilat atij iu caktua një dënim i përjetshëm në vitin 2017.

Por kush ishte ajo?

Emina lindi në fshatin Tokoljaci në familjen e famshme Smajloviq, nga ku u martua në Glogova afër Bratunac, ku lindi katër fëmijë dhe kaloi vitet e fundit të jetës së saj jo shumë larg Srebrenicës në vendbanimin Gostilj.

Burri dhe djali i Emines, Azmiri, i cili ishte 31 vjeç kur u vra, u vranë në gjenocidin e Srebrenicës.

Megjithëse kanë kaluar gati 26 vjet nga gjenocidi, Azmiri nuk është gjetur kurrë.

Kategoritë
LajmeRajoni