“Nuk ka mrekulli që mund t’i mbajë dhëmbët dhe mishin të shëndetshëm”

“Stomatologjia po shkon drejt mjekësisë parandaluese”, thotë kreu i Shoqatës Turke të Stomatologjisë (TDA), dr. Ahmet Tarik Ismen.

Duke shënuar Javën e përvjetorit të Shëndetit Oral dhe Dentar, kreu i Shoqatës Turke të Stomatologjisë (TDA), Ahmet Tarik Ismen tha se nuk ka metodë “të mrekullisë” për të mbajtur dhëmbët dhe mishin të shëndetshëm.

Të paktën 3.5 miliardë njerëz në mbarë botën janë të prekur nga sëmundjet orale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Shëndeti oral llogaritet si elementi themelor i shëndetit të përgjithshëm të një personi.

Në një raport të OBSH-së thuhet se “kanceri i buzëve dhe i zgavrës së gojës janë ndër 15 kanceret më të zakonshme në mbarë botën, me afro 180 mijë vdekje çdo vit”.

Kreu i TDA-së, Ahmet Tarik Ismen në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se metodat bazë të shëndetit të dhëmbëve janë të mjaftueshme për të ruajtur shëndetin e mirë oral dhe dentar duke parandaluar sëmundje të mëtejshme.

Ai tha se stomatologjia po ecën më tej në drejtim të mjekësisë parandaluese dhe një nga zhvillimet më të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit oral dhe dentar janë implantet, të cilat mundësojnë “eliminimin e mangësive në shëndetin oral dhe dentar”.

“Megjithatë, gjëja e rëndësishme këtu duhet të jetë parandalimi i problemeve të mëdha që mund të lindin me mjekësinë parandaluese përpara se të arrijmë në pikën e mangësive në shëndetin oral dhe dentar”, tha ai.

Dr. Ismen tha se tendenca në të gjithë globin është “mjekësia parandaluese”, ku “ka përparim drejt mbrojtjes së shëndetit të përgjithshëm të pacientëve përmes stomatologjisë parandaluese përmes fushës së mjekësisë holistike”.

Duke theksuar se “shëndeti oral është një pjesë integrale e shëndetit të përgjithshëm”, sipas OBSH-së dhe Federatës Botërore të Stomatologjisë FDI, Ismen tha se shëndeti oral mundëson “zbulimin e disa problemeve të përgjithshme shëndetësore” si dhe mundëson “eliminimin e disa problemeve duke përmirësuar shëndetin oral”.

“Rritja e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve rrit shkallën e abortit në shtatzëni”, tha ai ndërsa hulumtimet tregojnë se shkalla e abortit rritet nga një deri në tetë gjatë shtatzënisë në rast të rritjes së sëmundjes së mishit të dhëmbëve tek një grua.

Ai theksoi lidhjen midis shëndetit oral dhe dentar të një nëne me shëndetin e fëmijëve të saj.

“Fakti i dytë shumë i rëndësishëm është se nëse një nënë (e cila është shtatzënë) ka probleme të shëndetit oral, dentar ose sëmundje të mishit të dhëmbëve, të cilat kanë kaluar në problem të rrënjosur thellë, atëherë rrit rrezikun e obezitetit tek fëmijët e saj”, tha ai.

Sipas tij, sëmundjet parandaluese si diabeti mund të identifikohen dhe të ndërmerren hapa për të trajtuar sëmundjet duke i kontrolluar ato në kohën e duhur.

Ai tha se njerëzit nuk duhet të presin “mrekulli” në teknikat e shëndetit oral dhe dentar. “Metodat shumë bazike” si larja e rregullt me ​​furçë, pastrimi i dhëmbëve dhe larja e gojës janë të mjaftueshme për të hequr pllakën bakteriale në gojë.

– COVID-19 dhe shëndeti oral

Ismen tha se janë duke u bërë kërkime serioze për koronavirusin dhe marrëdhëniet e shëndetit oral dhe se të njëjtat janë në vazhdim, por ende nuk është gjetur një lidhje.

“Megjithatë, ne e dimë shumë mirë këtë se është e rëndësishme të kemi gojën sa më sterile, më të shëndetshme që të kemi baktere ose virulencë të reduktuar”, tha ai.

Ismen theksoi se një gojë sterile do të reduktonte ngjitjen e baktereve, e cila na ofron një “përfitim të madh” për sa i përket shëndetit të përgjithshëm.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të bëjnë kontroll vjetor dentar dhe tha se fëmijët që nga mosha 3-vjeç duhet të kontrollojnë rregullisht dhëmbët e tyre.

Larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë është një domosdoshmëri, vuri në dukje ai.

“Problemet që mund të zgjidheshin me çmim të ulët në fillim me një proces të thjeshtë, mund të kryhen me kosto më të shtrenjta dhe të shkaktojnë probleme serioze me kalimin e kohës dhe se problemet vijnë e rriten, kështu që duhet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Ismen tërhoqi vëmendjen për “prishjen e dhëmbëve nga shishja e foshnjës” tek fëmijët që marrin qumësht gjiri ose qumësht para se të shkojnë në shtrat.

“Pas marrjes së qumështit, goja e fëmijës duhet shpëlarë ose dhëmbët dhe qiellza duhet të fshihen me një garzë. Kjo është e rëndësishme që prindërit ta dinë sepse ne duam një brez pa karies, një brez të shëndetshëm. Ne duhet të bëjmë përpjekje për këtë”, tha ai.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi