Nuk ndalen lëkundjet, tjetër tërmet i fortë në Bosnjë

Lëkundjet e tokës nuk kanë të ndalur në Bosnjë Hercegovinë. Një tjetër tërmet me magnitudë 5.5 e shkallës rihter ka goditur mëngjesin e sotëm vendin.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 6:27 dhe ka me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter.

Sipas informacioneve të para, epiqendra e tërmetit ka qenë 41 kilometra në juglindje të Mostarit dhe 14 kilometra në lindje të Stolacit.

Kategoritë
LajmeRajoni