“Nuk paska ndjenjë më të keqe, kjo disfatë në finale do të më dhemb sa të jem gjallë”

“Nuk paska ndjenjë më të keqe, kjo disfatë në finale do të më dhemb sa të jem gjallë”

Harry Kane ka thënë se dhimbja nga disfata e Anglisë në finale të Euro 2020 kundër Italisë në penallti nuk do t’iu zhduket lojtarëve anglezë gjatë gjithë karrierës së tyre, duke e përshkruar atë si ndjesinë më të keqe në botë.

Anglia u mund 3:2 në penallti pas një barazimi 1:1 gjatë 120 minutave, me Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka që dështuan nga pika e bardhë.

Anglia ishte në kërkim të trofeut të parë të madh pas 55 viteve, që prej triumfit në Kupën e Botës më 1966.

Kjo ishte finalja e parë në një Kampionat Evropian për Anglinë, po ashtu.

Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi i Tottenhamit tha: “Nuk kam mundur të jap më shumë. Djelmoshat nuk kanë mundur të japin më shumë”.

“Penalltitë janë ndjesia më e keqe në botë kur humb. Nuk ishte nata jonë, por ky ka qenë një turne fantastik dhe ne duhet ta mbajmë kokën lart”.

Ai shtoi: “Natyrisht se do të na dhemb tani. Do të na dhemb për një kohë. Por ne jemi në rrugën e duhur dhe jemi duke u rritur dhe shpresojmë se do të përparojmë vitin e ardhshëm”.

Kategoritë
Sport
Reklamë: ABE Kosova