Nuk përballoi të nxehtin, gruaja zhvishet dhe futet të lahet në shatërvan

Ky është momenti kur një grua e re zhvishet dhe hyn në një shatërvan në zemër të Romës. Gruaja ka bërë xhiron e rrjetit pasi futet të lahet në shatërvanin pranë Piazza Colonna, që ndodhet pranë parlamentit italian.

Ajo del jashtë, mbledh sendet e saj dhe i buzëqesh policisë ndërsa vishet. Mediat lokale raportojnë se e reja e paidentifikuar ishte me sa duket një turiste dhe u ankua për temperaturat e larta që mbërthenë qytetin.

Kategoritë
BotaLajme