Nuk po merrte frymë, shikoni se si agjentja kthen në jetë djalin dy muajsh (Video)

Një agjente e Administratës së Sigurisë së Transportit të Newark, falë ndërhyrjes së saj të shpejtë, ka arritur që të shpëtojë jetën e një foshnje 2 muajshe.

Sipas mediave të huaja, një nënë mori djalin e saj nga karroca, por pa se i vogli nuk po merrte frymë.

Nëna e alarmuar është përpjekur që t’i kthejë frymën djalit të saj por nuk ia ka arritur dot.

Ndërkohë agjentja Cecilia Morales, e cila ishte e pranishme në vendngjarje, ka kërcyer nga banaku dhe ka shkuar dhe ka marrë djalin dhe i ka dhënë ndihmën e parë, duke kryer veprimin ‘Heimlich’.

Si pasojë e këtij veprimi, ajo ka arritur që t’i kthejë  foshnjës jetën.

 “E dija nëse nuk arrija atje, nuk do të ishte një rezultat i mirë. Unë bëra manovrën “Heimlich”

Kategoritë
BotaLajme