“Nuk qëndroj këtu pa Messin”, sulmuesi kërkon largimin nga Barcelona

Barcelona mund të humbasë një tjetër sulmues pas largimit të Leo Messit. Sergio Aguero firmosi një kontratë 2-vjeçare me klubin katalanas, që po kalon një moment tepër të vështirë.

Leo Messi ishte një ndër shkaqet pse ish-sulmuesi i Manchester City zgjodhi të vijojë karrierën në “Camp Nou”, dhe largimi i “pleshtit” e ka trishtuar pa masë Agueron.

Nga Spanja vjen lajmi që 33-vjeçari po mendon largimin nga Barcelona. El Kun i ka kërkuar agjentit të tij të nisë nga puna për të anuluar kontratën e firmosur dy muaj më parë.

Aguero ishte i lumtur që do të luante në një skuadër me bashkatdhetarin dhe mikun e tij, por Leo Messi është afër firmës me francezët e PSG.

Në Argjentinë kanë filluar të bëjnë pak shaka dhe në rrjet po qarkullojnë disa meme në lidhje me zemërimin e ish-yllit të Manchester City, i cili nuk arrin ta besojë që Messi u largua nga Barcelona.

Kategoritë
Sport