Numërohen 73,5% e votave, aktualisht PS merr 73 mandate

Deri në orën 22:11 të mbrëmjes së të hënës janë numëruar i 73, 5 për qind e votave në rang kombëtar nga ku rezulton se PS ka marrë 48,8% të votave, PD 39,25%, LSI 6, 81% e votave dhe 5,07 % partitë e tjera.

E përkthyer në mandate në rang kombëtar deri tani PS ka 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 mandate dhe 3 mandate PSD.

Deri tani në rang kombëtar janë numëruar 3821 nga 5199 kuti votimi.

Kategoritë
LajmeRajoni