Numërohen votat me kusht, Fushë-Kosova shkon në balotazh

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari aktual i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka marrë 103 nga votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Ndërkaq kundërkandidati i tij LVV, Enver Bajçinca, ka fituar 71 vota.

I treti renditet Rrahim Tërnava nga PDK dhe i katërti Hasan Ismajli nga AAK

Pas numërimit të këtyre votave, Burim Berisha dhe Enver Bajçinca do të shkojnë në balotazh.

Burim Berisha ka fituar 49.71% ndërsa Bajçinca 25.59% të votave.

Kategoritë
LajmeVendi