Numri i palestinezëve të martirizuar nga sulmet izraelite në Gaza rritet në 48

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se ndër të martirizuarit 14 janë fëmijë dhe tre janë gra. Po ashtu mbi 300 palestinezë janë plagosur

Numri i palestinezëve të martirizuar nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 48.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se ndër të martirizuarit 14 janë fëmijë dhe tre janë gra. Po ashtu mbi 300 palestinezë janë plagosur.

Që nga java e kaluar, tensionet kanë qenë të lartë në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor kur kolonët izraelitë u futën në zonë pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Përshkallëzimi rezultoi në sulme ajrore nga Izraeli në Gaza, të cilat martirizuan dhjetëra palestinezë dhe qindra të tjerë plagosën.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Kategoritë
BotaLajme