Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani rritet në 111

Sipas Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga COVID-19 gjithashtu është rritur në 26,220.

Numri i vdekjeve në Gjermani nga koronavirusi sot është rritur në 111.

Sipas Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga COVID-19 gjithashtu është rritur në 26,220.

Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch, tha se rreth 2.809 njerëz janë shëruar nga virusi por ende është herët për optimizëm.

Ndaras, policia filloi zbatimin e ndalimit për grumbullimin e më shumë se dy personave duke i dërguar ata në shtëpi, dhe duke ngritur akuza nëse nuk arrijnë t’i zbatojnë.

Ndërkohë, kabineti miratoi një pako prej 156 miliardë euro për t’u përballur me ndikimin më të madh të pandemisë.

Merkel në karantinë

Kancelarja Angela Merkel të dielën hyri në vetëkarantinë për shkak të kontaktit të mëparshëm me një mjek që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Media qëndron e mbledhur jashtë shtëpisë së saj, duke bërë foto.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, së pari u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore.

Ka mbi 350.500 raste të konfirmuara në të gjithë botën, me një numër vdekjesh që tejkalojnë 15.300, ndërsa më shumë se 100,000 janë shëruar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Kategoritë
BotaLajme