Numri i viktimave në aksidentin e teleferikut në Itali u rrit në 14

Numri i të vdekurve nga rrëzimi i një kabine të teleferikut Stresa-Mottarone në Italinë veriore deri sa lëvizte u rrit në 14.

Njësia Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit të Alpeve dhe Minierave italiane deklaroi se djali 9-vjeçar, i cili u dërgua në spital në Torino me helikopter të ndihmës së shpejtë me dëmtime serioze pas aksidentit, nuk arriti të shpëtohet.

Kjo e çon numrin e njerëzve të vrarë në aksident në 14.

Pesëmbëdhjetë persona thuhet se ishin në kabinën në kohën e incidentit, ndërsa djali tjetër 5-vjeçar i plagosur rëndë po trajtohet në spital.

Presidenti italian Sergio Mattarella, Kryeministri Mario Draghi, kreu i Këshillit Evropian (BE) Charles Michel, Kreytarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryetari i Parlamentit Evropian David Sassolie shprehën keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre për aksidentin në fjalë.

Bëhet e ditur se është iniciuar një hetim në lidhje me aksidentin në linjën e teleferikut midis qytetit Stresa në brigjet e liqenit Maggiore dhe qytetit Mottarone në majë të malit.

Kategoritë
BotaLajme