Nusja dhe dhëndri po prisnin me padurim tortën, kamarieri shtiret kinse rrëshqet dhe rrëzon ëmbëlsirën në tokë – reagimi i dyshes bëhet viral

Një video gazmore është realizuar në Jerevan të Armenisë, ku pas publikimit në Instagram është bërë virale.

Gjithçka filloi brenda restoranti Palermo, ku nusja e veshur me fustan të bardhë dhe dhëndri me kostum të zi po bëheshin gati për prerjen e tortës për ta shpërndarë tek dasmorët, që ishin mbledhur për të festuar martesën e tyre.

Megjithatë njëri prej kamarierëve ishte pjesë e kamerës së fshehtë, dhe kishte përgatitur një “rreng” për nusen e dhëndrin që me padurim prisnin tortën e tyre.

Derisa kamarieri po e sillte tortën, u shtir kinse rrëshqiti dhe për një moment së bashku me tortën përfunduan në dysheme. Por ky moment nuk u prit edhe aq mirë nga dyshja – gjykuar nga pamjet e publikuara më poshtë.

Madje reagimi i dhëndrit i bëri të gjithë të qeshin kur e panë sesa shumë i ndryshoi disponimi që e tregonte edhe fytyra e tij. Megjithatë më vonë e kuptoi se gjithçka ishte pjesë e një shakaje, dhe se ishte përgatitur një kamerë e fshehtë për ta.

https://www.instagram.com/reel/CWQa2WgI2h6/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e784895e-4227-467a-84bc-d9e86533a319

Kategoritë
BotaLajme