Nxënësi i shkollës “Maarif” Atik Mustafa, e ardhmja e notit kosovar (Video)

Nxënësit e shkollës “Maarif School of Kosova” po vazhdojnë të tregojnë suksese në sfera të ndryshme, njëri prej tyre është edhe garuesi i klubit të notit “O2 Prizreni”, Atik Mustafa i cili në garën e fundit pati një paraqitje fenomenale ku ka arritur që në grup-moshën e vet në kategori të ndryshme të fitojë 5 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë, shkruan Gazeta e Re

Antik Mustafa me këtë sport merret qysh nga fëmijëria dhe suksesin po e dëshmon me arritjet e tij në gara të ndryshme.

Ëndrra e 14 vjeçarit është se një ditë të përfaqësojë Kosovën në olimpiada dhe të jetë një sportist i dalluar në botë.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëm

 

 

Kategoritë
LajmeSport