Nxënësi që u rrëzua nga kati i dytë i shkollës në gjendje të rëndë në QKUK

Një nxënës 13-vjeçar është lënduar pasi ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë. I mituri fillimisht u dërgua në Spitalin e Pejës, e më pas u transferua në QKUK për shkal të lëndimeve të rënda trupore.

Për gjendjen e tij ka folur mjeku kujdestar i Emergjencës, Avdush Bajgora.

Bajgora tha se fëmija është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar fraktura në kokë dhe brinjë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë ( nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka deklaruar Rugova.

Kategoritë
LajmeVendi