Nxënësja e Shkollës Maarif hap ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare

Në hapjen e ekspozitës së nxënëses Elsa Hoti morën pjesë ambasadori turk në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve turke në vend, si dhe artdashës të shumtë

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u hap ekspozitë me piktura të nxënëses Elsa Hoti të Shkollës Ndërkombëtare Maarif në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ekspozitën e titulluar “Thellësia” që përbëhej nga tablo të pikturuara nga nxënësja e klasës së 12-të Hoti, morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, drejtori në Prishtinë i Shkollave Ndërkombëtare Maarif, Zafer Çınar, drejtori i Institutit Yunus Emre Prishtinë, Mehmet Ülker, koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Kosovën, Cihan Dinçer, si dhe artdashës të shumtë.

Drejtori i shkollës, Çınar, i cili mbajti një fjalim në hapje, tërhoqi vëmendjen për faktin se një nga mjetet më të rëndësishme për të ndryshuar botën është arti.

Çınar tha se shkollat Maarif gjithmonë do të mbështesin zhvillimin e nxënësve në fushën e artit.

“Për këtë arsye, në shkollat ​​tona, fëmijëve tanë u jepet aftësia për të transformuar vlerat morale, të fitojnë aftësi të të menduarit kritik dhe t’i qasen botës nga një këndvështrim tjetër”, tha ai.

Nga ana tjetër, autorja e ekspozitës, Hoti, tha se arti është gjithçka që ndikon ne pasqyrimin e gjendjes emocionale.

“Prandaj, përmes pikturës del në sipërfaqe e gjithë thellësia ime. Nga kjo filozofi e merr emrin edhe kjo ekspozite”, theksoi Hoti.

Ekspozita, e përbërë nga 27 piktura, do të jetë e hapur për dy ditë.

Kategoritë
KulturëLajme