Nxirret një trup i pajetë nga deti në Durrës, ende i paidentifikuar

Një person i pajetë është nxjerrë nga deti në Durrës. Viktima nuk është identifikuar ende.

Sipas policisë bëhet fjalë për një shtetas rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.

Kategoritë
LajmeRajoni