Obama për trazirat në ShBA: Një moment i çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka reaguar për protestën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Obama thotë se historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.

Protesta filloi nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, i cili nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve me pretendimin se ato janë vjedhur.

Mirëpo Obama thotë se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.

“Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezultatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë. Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore. Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”, shkruan TopChannel.

Në këto trazira humbën kanë vdekur katër persona ndërsa janë arrestuar 52.

CNN ka raportuar edhe për vdekjen e gruas e cila u qëllua gjatë trazirave në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kategoritë
BotaLajme