OBSH: Omicron prek pjesën e sipërme të trupit, llojet e tjera prekin mushkëritë

Rreth 300 mercenarë të huaj u larguan nga pjesa lindore e Libisë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme franceze, duke përshëndetur fillimin e tërheqjes graduale të mijëra luftëtarëve të huaj, të cilët ishin angazhuar nga të dyja palët në konfliktin në këtë vend të Afrikës Veriore.

Masa, e shpallur fillimisht në nëntor nga luftëtarët që mbështesin forcat nga Libia lindore, kishte për qëllim stimulimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga OKB-ja e arritur midis palëve ndërluftuese përmes një komisioni të përbashkët ushtarak, përcjell Reuters.

“Ishte tërheqja e parë, që është sinjali i parë pozitiv pas konferencës së 12 nëntorit”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Anne-Claire Legendre, duke iu referuar takimit në Paris, i cili synonte të niste nga ngërçi në Libi.

“Tashmë procesi i plotë i tërheqjes së mercenarëve, luftëtarëve të huaj dhe forcave të huaja duhet të monitorohet sa më parë”, theksoi ajo.

Legendre nuk ka bërë të ditur se kur u larguan mercenarët dhe nga erdhën, ndërsa diplomatët deklarojnë se ata janë mercenarë që u larguan nga Çadi fqinj.

Kategoritë
BotaLajme