OBSH thotë se EURO 2020 po rrit numrin e infektimeve me Covid-19

Turmat që mblidhen në stadiume dhe lokale për të parë ndeshjet e EURO 2020 kanë nxitur një rritje të rasteve të COVID-19 në të gjithë Evropën, tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke ngritur shqetësime në lidhje me një valë tjetër të infeksioneve edhe pse fushatat e vaksinimi po del të jetë e suksesshme në disa vende Evropiane.

“Ne duhet të shohim përtej stadiumeve”, tha Catherine Smallwood, oficeri i lartë i urgjencës i OBSH-së.

“Ne duhet të shohim se si njerëzit arrijnë atje: A po udhëtojnë në autokolona të mëdha me autobusë? Dhe kur largohen nga stadiumet, a po hyjnë në lokale të mbushura me njerëz për të parë ndeshjet? ”

Në Skoci, më shumë se dy mijë njerëz dolën pozitivë pasi shikuan një lojë të EURO 2020, raporton The New York Times, përcjell Klankosova.tv.

Rreth 120 tifozë nga Finlanda u infektuan pasi udhëtuan në Shën Petersburg të Rusisë.

Pas muajsh kufizimesh ndaj virusit, dhe me Kampionatin Evropian të shtyrë për një vit, tifozët e futbollit kanë qenë të etur për të udhëtuar përtej kufijve për të parë ndeshjet e kombëtareve të tyre.

Turistët finlandezë ndoqën lojërat në Rusi, tifozët francezë udhëtuan në Rumani dhe ata uellsianë mbështetën ekipin e tyre në Holandë.

Në vende si Belgjika, Britania dhe Franca, lokalet ishin rihapur vetëm disa javë para fillimit të turneut.

Por duke qenë se shumica e vendeve evropiane kanë vaksinuar më pak se një të tretën e popullsisë së tyre me të dyja dozat, rreziqet janë ende të larta.

Ekspertët thonë se kufizimet e dobëta të vendosura në udhëtime për kampionatin e futbollit mund të kenë pasoja serioze më vonë gjatë verës ose në vjeshtë.

Rritja e rasteve të lidhura me turneun vjen më shumë se një vit pasi lojërat e futbollit të organizuara në fillim të vitit të kaluar doli të jetë arsyeja për infektimet e para në Evropë.

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, e quajti vendimin nga organi drejtues i futbollit evropian, UEFA, i cili drejton turneun, për të lejuar turma të mëdha në stadiume “krejtësisht të papërgjegjshme”.

Pavarësisht paralajmërimeve nga OBSH., zyrtarët britanikë po lejojnë 60 mijë tifozë të ndjekin fazën e gjysmëfinales dhe final të kampionatit të cilat do të mbahen në “Wembley Stadium” në Londër.

Kategoritë
BotaLajmeSport