OBSH: Varianti Delta është regjistruar në rreth 100 vende

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Ghebreyesus paralajmëroi se varianti Delta transmetohet shumë më lehtë dhe i njëjti është përhapur në të paktën 98 vende

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në rreth 100 vende dhe rajone është regjistruar varianti Delta i koronavirusit të ri (COVID-19) i cili për herë të parë është shfaqur në Indi

Sipas lajmit të rrjetit global televiziv të Kinës (CGTN), drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë paralajmëroi se varianti Delta transmetohet shumë më lehtë dhe i njëjti është përhapur në të paktën 98 vende.

Ai shtoi se varianti Delta po përhapet me shpejtësi në vendet me normë të ulët dhe të lartë të vaksinimit. Ghebreyesus tha se varianti Delta është i “rrezikshëm” dhe se vazhdon të zhvillohet dhe të pësojë mutacion.

Kategoritë
LajmeShëndetësi