OKB-ja arrin marrëveshje me qeverinë e Bangladeshit për të ndihmuar refugjatët e Arakanit

Qeveria e Bangladeshit deri më sot ka vendosur në Bhasan Char rreth 20 mijë refugjatë të Arakanit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka arritur marrëveshje me qeverinë e Bangladeshit për të ndihmuar refugjatët e Arakanit të vendosur në ishullin Bhasan Char, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Bangladesh thuhet se me Bangladeshin u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU).

Me marrëveshjen në fjalë u hartua kuadri ligjor i ndihmave që OKB-ja do të bëjë për refugjatët që ndodhen ishull.

Qeveria e Bangladeshit deri më sot ka vendosur në Bhasan Char rreth 20 mijë refugjatë të Arakanit.

Delegacioni i OKB-së vizitoi për herë të parë ishullin më 17 mars dhe më pas kreu inspektime lidhur me kushtet e jetesës së refugjatëve në ishull.

Vendosja e muslimanëve në Bhasan Char shkaktoi reagime

Institucionet e të drejtave të njeriut dhe organizatat e ndihmës shprehën reagime ndaj fillimit të transferimit të refugjatëve të Arakanit nga rajoni Cox’s Bazar për në Bhasan Char i cili thuhet se ka kapacitet për të strehuar 100 mijë njerëz.

Duke kundërshtuar planin, organizatat theksuan se ishulli është i pambrojtur ndaj përmbytjeve dhe uraganeve të shpeshta në rajon.

Po ashtu shumë herë kanë shprehur edhe shqetësimet e tyre nëse muslimanët e Arakanit në ishull do të kenë apo jo qasje në ushqime, ujë dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe arsim.

Kategoritë
BotaLajme