OKB-ja do të japë 40 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se OKB-ja do të ndajë 40 milionë dollarë të tjera për të rritur ndihmën humanitare në Ukrainë.

Ai th se fondet do të ndihmojnë në furnizimin me ushqim, ujë, ilaçe dhe furnizimeve të tjera jetike në vend si dhe ofrimin e ndihmës në para për ata që kanë nevojë.

Ai paralajmëron një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Ukrainë, qoftë i rastësishëm apo i qëllimshëm, i cili kërcënon sipas tij, të gjithë njerëzimin, raporton BBC.

Guterres bën thirrje gjithashtu për negociatat serioze të bazuara në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Kategoritë
BotaLajme