OKB: YPG/PKK vazhdon të përdorë fëmijët për të luftuar

Në periudhën korrik 2018 – qershor 2020, YPG/PKK në Siri ka përdorur si luftëtarë mbi 400 fëmijë dhe se grupet e armatosura kanë kryer më shumë se 4.700 shkelje ndaj fëmijëve

Në raportin e Kombeve të Bashkuara (OKB) është zbuluar edhe njëherë se organizata terroriste YPG/PKK vazhdon të përdorë fëmijët në luftën e Sirisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së shqyrtoi raportin për periudhën korrik 2018 – qershor 2020 në të cilin dokumentohen shkeljet ndaj fëmijëve në Siri.

Sipas raportit, YPG/PKK e cila edhe më parë është përfshirë në raportet e OKB-së për fëmijët luftëtarë dhe shkollat që ka përdorur si depo të municioneve, vazhdon shkeljet në fjalë. Fëmijët në Siri në periudhën 2 vjeçare që ka kaluar janë përdorur dhe janë vendosur të luftojnë nga grupet e armatosura

Kategoritë
BotaLajme