Olaf Scholz në Turqi për të diskutuar rreth Ukrainës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mbërriti sot në Ankara për një vizitë zyrtare, e para në Turqi pas marrjes së detyrës në dhjetor 2021.

Të hënën (14 mars), Olaf Scholz filloi në Turqi një vizitë zyrtare në përgjigje të ftesës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, kjo është vizita e parë që Kancelari Scholz realizon në Turqi pas marrjes së detyrës (dhjetor 2021) dhe gjatë kontakteve është planifikuar që marrëdhëniet turko-gjermane të diskutohen në të gjitha aspektet.

Palët do të shkëmbejnë mendime për mënyrat e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Është planifikuar të diskutohen çështjet aktuale të agjendës rajonale dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë mbi situatën në Ukrainë dhe gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Kategoritë
BotaLajme