Omicron i drejtohet Ballkanit/ OBSH: Në 2 muajt e ardhshëm, do infektohet 50% e Evropës

Kreu i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge bëri me dije se afro 50% e qytetarëve të Evropës do të preken nga varianti Omikron i koronavirusit në 2 muajt e ardhshëm.

Hans Kluge: Sipas ritmeve, parashikojmë që më shumë se 50 % e popullsisë në rajon do të infektohet me variantin Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.

Varianti tepër i transmetueshëm, Omikron është përhapur pothuajse në të gjitha vendet e kontinentit, së fundmi ka mbërritur edhe në vendin tonë.

Qeveritë e vendeve të Evropës kanë ndërmarrë një sërë masash shtrënguese për të frenuar valën e shkaktuar nga varianti i ri i koronavirusit.

Evropa po përballet me shtrime masive nëpër spitale dhe rritje të humbjeve të jetëve si pasojë e përhapjes së shpejtë të Omikron.

Kluge tha se Omikron i cili tashmë është bërë dominues në perëndim po shkon edhe në Ballkan.

Kluge: Omicron, i cili është dominues në Evropën Perëndimore, po përhapet me shpejtësi drejt Ballkanit.

Ndër të tjera, duke folur për Omikron, kreu i OBSH-së për Evropën, tha se vaksinat vijojnë të ofrojnë mbrojtje efektive kundër simptomave të rënda dhe rasteve të vdekjeve.

Kategoritë
BotaLajme