Operacioni i sotëm i antidrogës në Mitrovicë e Fushë Kosovë – konfiskohen mbi 56 kilogramë marihuanë dhe arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje rreth aksionit të djeshëm në veri të Mitrovicës, ku u shkatërrua një laborator droge në Zveçan, aksion ky i cili ka vazhduar edhe sot në jug të Mitrovicës dhe Fushë Kosovë.

Policia bënë të ditur se dje janë arrestuar katër persona, kurse në aksionin e sotëm janë arrestuar pesë persona të tjerë të dyshuar si dhe janë konfiskuar mbi 56 kg substanca narkotike të llojit marihuanë.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar dëshmitë si në vijim:

– 56 kg e 81 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,

– 3 vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë),

– 7 telefona celular,

– 10, 507 euro si dhe disa monedha, lekë të Shqipërisë dhe dinarë te Serbisë.

Kategoritë
LajmeVendi