Opozita thotë se Qeveria s’po jep sqarime konkrete për shuarjen e AKP-së

Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë për zhbërjen e Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se vetëm janë duke i zbatuar premtimet e dhënat para ardhjes në pushtet, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, tha se është është e domosdoshme që të vazhdohet me shkarkimin e bordit të AKP-së

“Nganjëherë shkojmë shpejt, por i respektojmë ligjet. Nuk kam menduar që pajtohemi kaq shumë. Na mendojmë ma mirë ma shpejt. Nga edhe përvoja jetësore gjërat e këqija duhet t’i ndalim shpejt. Gjërat e mira vijnë ngadalë. Prandaj edhe jemi këtë shpejtësi për shkak se zotimet i kemi pasur të tilla”.

“Pse duhet të shuhet AKP, sepse duhet të ndërtohet fondi sovran. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë kanë votuar qytetarët”.

“Ne kemi besim më të madh në veten tonë që të bëjmë konstatime të tilla të sigurta. Është e domosdoshme që të vazhdohet me shkarkimin e bordit të AKP-së që duhet të na sjellë fondin sovran. Qëndrimi individual është një gjë vendimet janë shumicë. Dhe për të mos harrua liria e shprehjes do të mirëmbahet e ushqehet por do të duhej që edhe shprehja të ketë vlerë”.

Ndërsa, shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është turp kjo iniciativë e Qeverisë.

“Po flet kryeministër për zhbërjen e agjencisë. Kryeministër nuk mundesh m’i ndërruar njerëzve mandatin por me ligj. Ti po thua diçka tjetër. Këta propozimin e një bordi të ri. Plus edhe task-forcë. Ti po e bënë bordin e ri. Është turp e marrë prej teje. Je tu e bo bordin e ri”.

Po ashtu, Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka kritikuar se nuk po jep sqarime konkrete.

“Nuk jep sqarime për atë që është e rëndësishme për AKP. E ke marr mandatin por pritshmëritë e qetarëve nuk je duke i realizuar as 12%. Sjelle ligjin dhe bëje me ligj. Po thua ka pasur vjedhje por çoi hajnat në burg. Unë s’kam privatizua kurgjo. Shuje, por nuk jep sqarim si do ta shuash”.

Në anën tjetër, Arben Gashi, deputet i LDK-së, tha se Kurti nuk ia ka idenë për çka është duke fol.

“Kryeministri flet për shpejtësi duke mos e ditur çfarë ka në votim, sepse është shkarkimi i bordit të AKP. Ajo çka kërkova është një plan për agjenci. Sot nuk përfaqëson ajo çfarë thatë. Ju po doni me krijuar idenë e shpejtësisë së ndaljes së keqes por përkundrazi po e sjellin të keqen. Nuk po them prite vendimin e gjykatës por denoncoi. Nuk e keni idenë për çka po flisni”.

Kategoritë
LajmeVendi