Organizata IDEA bënë pranimin e të interesuarve për projektin “Balkan Youth School 2021”.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Organizata Joqeveritare Idea ka bërë të ditur se është hapur konkursi për pranimin e të interesuarve në projektin “Balkan Youth School 2021“.

Projekti Balkan Youth School i cili po realizohet nga kjo organizatë ka treguar një sukses dhe ka arritur ta shtojë interesimin tek të rinjët për pjesëmarrje aktive.

Në kuadër të projektit realizohet aktivitete dhe trajnime me tema të ndryshme si: Lidership, Politikë, Filozofi, Sociologji, Kulturë.

Projekti në fjalë realizohet 3 vite me radhë në disa vende të Ballkanit kun ë fund të projektit realizohet edhe një takim me të gjithë pjesëmarrësit nga vendet të ndryshme të Ballkanit dhe pjesëmarrësit kanë mundësi të shkëmbejnë përvoja të reja nga njëri-tjetri.

Balkan Youth School do të mbahet në Prishtinë dhe Prizren

Balkan Youth School do të zgjas shtatë (7) javë. (Ligjëratat do të mbahen një herë në javë, gjatë fundjavës).

Në fund të akademisë, pjesëmarrësve të rregullt do të jepet certifikata. I ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë deri më datën 3 Mars 2021.

Njoftimi i plotë

Organizata IDEA bënë pranimin e të interesuarve për Projektin “Balkan Youth School 2020”.

IDEA si një organizatë joqeveritare që e ka njeriun në qendër të vëmendjes dhe që si synim ka rrugën me filozofinë sipas së cilës çdo gjë është për njeriun, vazhdon me traditën e trajnimeve dedikuar për avancimin e të rinjve në shoqërinë kosovare përmes te cilës po synojmë sa do pak të ndihmojmë nxënësit dhe studentët në këtë drejtim duke hapur dritare të reja në mendjet e tyre.

#BalkanYouthSchool” këtë vit do të organizohet për herë të tretë me radhë dhe do të përmbajë ligjërata nga fushat të ndryshme nga ligjëruesit kombëtar dhe ndërkombëtar profesionist/e në fushat e veta.

Sociologji, Psikologji, Histori, Media, Lidership, Filozofi, Dokumentar, komentim të librit, aktivitete kulturore etj.

“Balkan Youth School” do të mbahet në dy qytete të Kosovës:

-Prishtinë

-Prizren

Metodat dhe format e realizimit të trajnimeve:

-Ligjërim,

-Prezantim,

-Bashkëbisedim,

-Punë ekipore.

Çfarë presim nga pjesëmarrësit në trajnim?

-Pjesëmarrje të rregullt,

-Pjesëmarrje në bashkëpunim dhe bashkëbisedim,

-Mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellët.

Kohëzgjatja e trajnimit?

Balkan Youth School do të zgjas shtatë (7) javë. (Ligjëratat do të mbahen një herë në javë, gjatë fundjavës).

Në fund të akademisë, pjesëmarrësve të rregullt do të jepet certifikata. I ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë deri më datën 13 Mars 2021.

Për formularin e aplikimit klikoni këtu: https://rb.gy/vtx8hm

Për më shumë informata na shkruani në [email protected] / [email protected] ose +383 49 670 590. #ojqIDEA #YTB

 

Kategoritë
LajmeTë ndryshme