Organizata palestineze thirrje për të paditur Izraelin për vrasje “jashtëgjyqësore”

Në një raport, Fondacioni Shahid për të Drejtat e Njeriut tha se në Bregun Perëndimor ndodhën 29 vrasje të paligjshme në katër muajt e parë të vitit 2022, duke përfshirë gjashtë të mitur dhe një grua

Një grup palestinez për të drejtat e njeriut ka bërë thirrje për sjelljen e Izraelit para përgjegjësisë për shkak të ekzekutimeve “jashtëgjyqësore” të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një raport, Fondacioni Shahid për të Drejtat e Njeriut tha se në Bregun Perëndimor ndodhën 29 vrasje të paligjshme në katër muajt e parë të vitit 2022, duke përfshirë gjashtë të mitur dhe një grua.

Raporti përmendi shtypjen me automjet, zvarritjen dhe të shtënat mes mjeteve të përdorura nga forcat izraelite për të vrarë palestinezët. Ai përmendi gjithashtu të shtënat joselektive të Izraelit, bombardimet e ndërtesave të banimit dhe vrasjet me gjakftohtësi me akuzat shpesh të pabaza për posedim thike.

Shahid denoncoi heshtjen e komunitetit ndërkombëtar përballë shkeljeve izraelite, të cilat sipas tij bien ndesh me Konventën e Katërt të Gjenevës, duke kërkuar më tej për ndërhyrje urgjente “për të ndalur krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli”.

OJQ-ja tha se heshtja e komunitetit ndërkombëtar inkurajon Izraelin “të kryejë më shumë krime lufte kundër palestinezëve”.

Katër palestinezë u vranë nga forcat izraelite gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor në dy ditë, në vazhdën e tensioneve për shkak të fushatave të arrestimit të Izraelit në territorin e pushtuar.

Kategoritë
BotaLajme