Organizata terroriste PKK ndan të rinjtë nga familjet e tyre në Gjermani

Neşe O. e cila u largua nga shtëpia rreth 2 muaj më parë duke thënë se do të takohej me miqtë e saj, nuk u paraqit më kurrë.

Familja e Neşe O. (23) e cila jeton në shtetin e Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë po lufton për të gjetur vajzën e tyre e cila u rrëmbye nga mbështetësit e organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë, Neşe O. e cila më 5 janar u largua nga shtëpia e saj me një automjet të tipit Volkswagen Fox dhe nuk u kthye më, u mashtrua nga organizata terroriste PKK dhe u nda nga familja e saj.

Përmes të dashurit të saj, Neşe O. filloi të vizitonte shoqatën me emrin “Mala Kurda” në Këln, ku mblidheshin anëtarët e organizatës terroriste.

Neşe O. e cila u largua nga shtëpia rreth 2 muaj më parë duke thënë se do të takohej me miqtë e saj, nuk u paraqit më kurrë.

Para familjes e cila filloi të kërkonte vajzën e tyre u shfaq organizata terroriste PKK.

Anëtarët e familjes shkuan në shoqatën me emrin “Mala Kurda” dhe dëshironin të merrnin informacion në lidhje me fatin e vajzës të tyre, por ata u kërcënuan nga mbështetësit e organizatës terroriste në shoqatë dhe i paralajmëruan që të mos e kërkonin më vajzën e tyre.

Pas kësaj, familja e Neşe O. u kërkoi autoriteteve në Gjermani të gjejnë vajzën e tyre.

Nga zyrtarët e shoqatës me emrin “Mala Kurda” familjes që kërkonin vajzën e tyre iu tha se vajza do të shfaqej para tyre, por nuk pati asnjë zhvillim.

Anëtarët e familjes që shkuan në të njëjtën shoqatë përsëri më 1 mars as nuk i lejuan të hynin brenda këtë herë dhe atyre u tha se vajza e tyre ishte dërguar në zonën rurale të organizatës.

Nëna e saj Remziye O. vajton dhe është shumë e mërzitur sepse vajza e saj u mashtrua dhe u largua. Ajo në rrjetet sociale tha: “Ju lutem më ndihmoni. Ata nuk na kanë treguar vajzën tonë për dy muaj. Unë jam duke shkuar në shoqatë në Këln. Unë jam duke pritur ndihmë nga të gjithë për hir të Zotit”, tha ajo.

Remziye O. gjithashtu i bëri thirrje vajzës së saj që të kthehet në shtëpi.

Organizata përpiqet të rekrutojë anëtarë në të gjithë Evropën, veçanërisht në Gjermani

Rrëmbimi i Neşe O. nga organizata terroriste PKK njihet si rasti i dytë i raportuar në shtypin gjerman.

Gjithashtu Nilüfer T., vajza e Maide T., e cila jeton në Berlin është rrëmbyer nga organizata terroriste PKK një vit e gjysmë më parë.

Megjithëse nëna e saj Maide T., kishte protestuar para Kryeministrisë për më shumë se një vit dhe shkoi në polici dhe bëri një ankesë, ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive ose negative nga autoritetet gjermane deri më tani.

Fakti që autoritetet gjermane dhe shtypi gjerman pothuajse e injoruan këtë çështje dëmton thellësisht Maide T. dhe familjet në gjendjen e njëjtë si ajo.

Organizata terroriste PKK në Gjermani është në përpjekje për të mbledhur të rinj dhe të helmojë trurin e tyre nën maskën e shoqatave kulturore dhe meqë në Turqi nuk mund të mbledhë shumë anëtarë aktivitetin e saj e ka kthyer kah Evropa.

Kategoritë
BotaLajme