Organizata terroriste YPG/PKK po ndërton qeli brenda tuneleve që ka hapur

Terroristët e YPG/PKK-së pavarësisht premtimeve të SHBA-së dhe Rusisë nuk janë tërhequr nga vija kufitare Siri-Turqi dhe vazhdojnë të hapin tunele në zonat Munbixh dhe Aynularab që ndodhen në periferi të qytetit Halep

ÖMER KOPARAN/ETHEM EMRE ÖZCAN –

Organizata terroriste YPG/PKK po ndërton qeli për të mbajtur të burgosurit në disa nga tunelet që ka hapur në zonat Munbixh dhe Aynularab (Kobani) të cilat vazhdon t’i mbajë nën pushtim në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Terroristët e YPG/PKK-së pavarësisht premtimeve të SHBA-së dhe Rusisë nuk janë tërhequr nga vija kufitare Siri-Turqi dhe vazhdojnë të hapin tunele në zonat Munbixh dhe Aynularab që ndodhen në periferi të qytetit Halep (Aleppo).

Organizata terroriste po ndërton qeli në disa tunele që ka gërmuar 4 metra nën tokë për të mbajtur të arrestuarit në zonat periferike Munbixh dhe Aynularab.

AA ka filmuar disa tunele në të cilët ndodhen qelizat të cilat mund të përdoren me qëllim për tortura në zonat në fjalë. Tunelet rreth 2 metra të lartë dhe 1 metër gjerësi lidhen me njëri-tjetrin. Brenda tuneleve ka disa mjete gërmimi, qeliza, dyer me hekura, hapësira ajrosjeje dhe linja elektrike.

– Në hapjen e tuneleve përdoren edhe civilët e arrestuar

Në zonat që mban nën pushtim në Siri dhe kryesisht në zonat afër vijës kufitare, YPG/PKK gërmon tunele me qëllim për rezistencë ndaj operacioneve ushtarake si dhe me qëllim për infiltrim dhe kryerjen e sulmeve të papritura.

YPG/PKK këto tunele i gërmon edhe në vendbanimet civile që mban nën pushtim në zonat periferike në Halep dhe në Al-Hasakah, Deri ez-Zor dhe Rakka.

Sipas informacioneve që AA-ja ka marrë nga burimet lokale, terroristët e YPG/PKK-së në hapjen e tuneleve të paligjshme përdorin edhe disa civilë të arrestuar.

Në zona të ndryshme që mban nën pushtim në Siri, YPG/PKK gërmon tunele me gjatësi qindra kilometra dhe në tunelet që vazhdon të ndërtojë bën fortifikime me beton kundër sulmeve ajrore.

Në zonat e pastruara nga YPG/PKK-ja nëpërmjet operacioneve “Dega e Ullirit” dhe “Burimi i Paqes” u zbuluan një numër i madh i tuneleve që organizata kishte ndërtuar ose të cilët kishin mbetur pa përfunduar.

– Pavarësisht marrëveshjeve nuk u tërhoqën nga Munbixh dhe Aynularab

Turqia bëri marrëveshje të ndara me SHBA-në dhe Rusinë ndërkohë që vazhdonte operacioni “Burimi i Paqes” të cilin e filloi më 9 tetor 2019.

Duke premtuar se YPG/PKK do të tërhiqet nga një zonë 30 kilometra në thellësi nga kufiri turk, SHBA-ja nuk e ka mbajtur ende premtimin e saj.

Rusia kishte premtuar se që nga 23 tetori 2019 do të hynin për të siguruar që terroristët e YPG/PKK-së të largoheshin bashkë me armët e tyre jashtë zonës 30 kilometra larg nga kufiri Turqi-Siri. Gjithashtu rusët premtuan se terroristët e organizatës terroriste YPG/PKK do të nxirreshin bashkë me armët e tyre edhe nga zonat Munbixh dhe Tel Rifat.

Por, terroristët nuk janë tërhequr nga zona Aynularab në vijën kufitare Siri-Turqi dhe nga zona Munbixh i Halepit në largësi 30 kilometra me kufirin.

Kategoritë
BotaLajme