Osmani dhe Gërwalla-Schwarz mesazhe urimi për 30-vjetroin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miqve dhe fqinjëve tanë të dashur në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju urojmë më të mirat në këtë përvjetor të veçantë të 30-të dhe mezi presim të punojmë ngushtë me ju në vitet në vazhdim”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit me rastin 30-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Osmani, në postimin e bërë nga llogaria e saj në rrjetin social Twitter, ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miqve dhe fqinjëve tanë të dashur në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju urojmë më të mirat në këtë përvjetor të veçantë të 30-të dhe mezi presim të punojmë ngushtë me ju në vitet në vazhdim”, ka shkruar ajo.

Nga ana tjetër, ministrja Gërvalla-Schwarz, në mesazhin e saj të publikuar nëpërmjet llogarisë së Twitter-it të ministrisë, duke uruar përzemërsisht qytetarët dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka shkruar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një marrëdhënie të fortë dhe strategjike të fokusuar në ekonomi, arsim, siguri dhe integrimin në BE.

“Njerëzit tanë janë gjithashtu të lidhur përmes lidhjeve familjare, akademike dhe tregtare. Mezi presim të thellojmë marrëdhëniet tona dypalëshe gjatë takimit tonë të përbashkët qeveritar javën e ardhshme”, theksohet në postimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi