Osmani në “Darkën e Lamës: Një trashëgimi kulturore që u ka mbijetuar shekujve duke u bërë pjesë e kulturës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vazhduar traditën e festës së ditës së falënderimit e njohur si “Darka e Lamës”,

Osmani ka thënë se kjo darkë është një trashëgimi kulturore që u ka mbijetuar shekujve duke u bërë pjesë e kulturës.

“Krahas festave të tjera darka e lamës u ka mbijetuar shekujve. Shekuj me radhë shqiptarët i kanë dhënë krah njëri tjetrit në kultivimin e bereqetit. Ne sot po e shtrojmë këtë sofër për ta shprehur falënderimin tonë me prodhime të shumta kualitative. Bukë e kripë e zemër merr kuptim të thellë sepse prodhuesit tanë kanë vënë edhe zemrat e tyre me miq e dashamirë. Sonte teksa jemi mbledhur dua të ndaj një moment një njeri që gatoi se ai është gjallë. Sonte kujtojmë Përparim Babalija. Edhe darka e sivjetme bëhet në rrethana të rënduara dhe mendjne e kemi te familjet kosovare që kanë humbur jetën gjatë pandemisë. Bashkëndjejmë me ta. Darka e lamës shquhet si nata që shprehim falënderimet tona për të mirat e të bëmat e njerëzve tanë.  E sado e rëndë ishte kjo periudhë motivin na kthyen rinia jonë e mrekullueshme. Rugova e quajti festë e falënderimeve dhe jemi mirënjohës për këtë thesar trashëgimie. Presidenti Rugova punonte me miq.Ne do ta kultivojmë përherë këtë traditë”.

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve ka thënë se është privilegj për që për herë të dytë po organizojnë një darkë të tillë me kërkesë të presidentes.

“Kemi një darkë ku besoj se të gjithë do të kaloni mirë. Kemi shumë virtyte por dy të rëndësishme janë Besa dhe Tradita. Na pret shumë punë që mikpritjen shqiptare ta tregojmë pasi lidhet me besën shqiptare. Mikpritja përmes gastronomisë është diçka që eksportojmë edhe kulturën tonë. I kemi mbi 700 restorante me pronar në Berlin. Na pret shumë punë përpara. Ministria e Bujqësisë ta brendoj produktin e Kosovës e të shitet jashtë. Ministria e Kulturës ta brendoj kulturën e gastronomisë”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi