Osmani në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale: Heshtja në këto krime nuk ka vend në ballafaqimet me drejtësinë

Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, u hap ekspozitë me rastin e 14 Prillit – Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

14 prilli u tha se është datë e veçantë sepse kujtohen vuajtjet e dhunës seksuale gjatë luftës dhe sakrificës së grave dhe burrave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka kërkuar që rastet e dhunës seksuale gjatë luftës të raportohen para Komisionit.

“Para një viti në po këto ditë kam propozuar që 14 prilli të jetë dita e të mbijetuarave të dhunës seksuale. Shënimi i 14 prillit muaji edhe kur ka pas më së shumti dhunime do të ishte bashkim i zërave tonë”.

Ajo tha se pikërisht në këtë datë, Vasfije Krasniqin ishte e para që raportoi për dhunën seksuale gjatë luftës. “Do të ishte thirrje e jona e fuqishme për të dënuar dhunën seksuale në Kosovë dhe kudo në botë. Do të ishte mesazhi më i qartë që do i përçonim botës mesazhin “kurrë më”. Sot disa prej jush dhe shumë gra në Kosovë bashkëndjejnë dhimbjen ë janë duke përjetuar gratë në Ukrainë dhe në vende të ndryshme të botës. Ju burra e gra jeni shndërruar në udhërrëfyesin më të drejtë dhe më të sinqertë. Heshtja në këto krime nuk ka vend në ballafaqimet më drejtësinë. Ju keni bërë thirrje që ne të jemi zëri juaj dhe unë ju garantoj se zëri juaj do jem sot e përditë”.

“Sot kemi zgjedh pikturën dhe këto imazhe do flasin më shumë se çdo fjalë se nëpërmjet tyre do shihet se si do donin ata ta shihnim botën. Dua të ju bëjë thirrje grave dhe burrave qe janë ballafaquar me dhunë të raportojnë para komisionit”, tha presidentja Osmani./eo

Kategoritë
LajmeVendi