Ozil: Fëmijët rriten duke ëndërruar të fitojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve – jo ndonjë Superligë

Mesfushori i Fenerbahces, Mesut Ozil e ka komentuar iden e themelimit të një lige të re që do të quhet Superliga Evropiane.

Tashmë 12 skuadrat elitë kanë firmosur marrëveshjen për të luajtur në këtë kompeticion, por Ozil e sheh këtë si të dëmshme, shkruan IndeksOnline

Ai tha se fëmijët rriten duke ëndërruar që ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës e jo ndonjë Superligë.

“Fëmijët rriten duke ëndërruar të fitojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve – jo ndonjë Superligë. Kënaqësia e lojërave të mëdha është se ato ndodhin vetëm një ose dy herë në vit, jo çdo javë. Vërtetë e vështirë për tu kuptuar për të gjithë tifozët e futbollit“, tha Ozil.

Kategoritë
LajmeSport