Pacolli dhe Rahimaj bashkë me deputeten austriake thirrje nga Valencia që Spanja ta njohë Kosovën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe kryetari i Kamenicës nga radhët e VV-së, Kadri Rahimaj, janë duke qëndruar për vizitë në Valencia të Spanjës.

Të dy bashkë me deputeten austriake në Parlamentin Evropian, Monika Vana, i bënë thirrje Spanjës që ta njohë Republikën e Kosovës.

“Bashkë me deputeten austriake në Parlamentin Evropian Monika Vana i bëmë thirrje Spanjës ta njohë Republikën e Kosovës” ka shkruar Pacolli krahas fotografisë ku në dorë mbajnë një pankartë me këtë thirrje.

Kategoritë
LajmeVendi