Pacolli paralajmëron shpërblim për kombëtaren e Kosovës nëse fiton ndaj Spanjës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se në rast të fitores së Kosovës ndaj Spanjës do ta shpërblejë kombëtaren e Kosovës në mënyrën e tij.

Pacolli ka shkruar se beson në përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e sotme.Kosova sonte shkruan histori në Sevilla.

“Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”, ka shkruar Pacolli.

Kosova sot zhvillon ndeshjen e radhës kundër Spanjës në Sevilla në kuaudër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

Kategoritë
LajmeSport