Pagjumësia rrit rrezikun e atakut në zemër

Pagjumësia rrit me 16 për qind rrezikun e atakun kardiak tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Sipas lajmeve të faqes së internetit “UPI”, shkencëtarët kanë analizuar për rreth 4 vjet të dhënat e 1.068 pacientëve me sëmundje të zemrës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se pacientët me pagjumësi kanë 16 për qind më shumë gjasa të kenë atak në zemër sesa ata pa pagjumësi.

Një nga studiuesit, Lars Frojd, vuri në dukje se problemet e gjumit shkaktojnë sëmundje të përsëritura të zemrës tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Frojd sugjeroi që nëse problemi i gjumit në grupin e vëzhgimit trajtohet, këta persona nuk do të kenë atak në zemër.

Në studim, pagjumësia doli në pah si faktori i tretë më i madh i rrezikut pas pirjes së duhanit dhe mënyrës së jetesës pa aktivitete fizike.

Ekspertët theksojnë se problemet e pagjumësisë duhet të zbulohen dhe trajtohen në një fazë të hershme, veçanërisht tek pacientët me sëmundje të zemrës.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Sleep Advances”.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi