Pajisjet e testit të ardhura nga Kina, nuk po e paraqesinë një analizë të sigurtë

Pajisjet e testimit për Koronavirus Turqia nuk i ka përdorur për shkak se dyshohej se nuk janë të sigurta dhe nuk paraqesin rezultat te sigurtë përcjell Gazeta e Re

Këtë e ka konfirmuar anëtari i komiteteve të shkencave së Turqisë Prof.Dr Ateş Kara. Ai në në një emision televiziv ka folur rreth gjendjes aktuale së Turqisë që po ballafoqohet me pandeminë dhe ka njoftuar se kanë pranuar një sasi të pajisjeve për testim/analizë të Covid-19.

” Pajisjet e testit të ardhura nga Kina i kemi provuar dhe testuar por sipas rezultateve ata nuk po e paraqesinë një analizë të sigurtë prandaj nuk i kemi shpërndarë për përdorim ” tha Kara Po ashtu ai theksoi se pajisjet e njëjtë i ka pranuar edhe Spanja por kanë gabuar ” Gabimi më i madh i Spanjës ishte përdorimi i tyre pa testuar, pasi që kanë vërrejtur rezultatet e gabuara nga ky test Ministri i Shëndetësisë së Spanjës publikisht ka kërkuar falje nga qytetarët ” tha ai.

Kara tha se pajisjet e tilla Turqia veq se ja ka fillur ta prodhojë ku ka interesim edhe nga vendet e tjera për ta blerë nga Turqia, pajisje e cila paraqet rezultat për 10 minuta dhe tregon se a është infektuar personi me Covid-19. Po ashtu ai theksoi se detergjenet dhe dielli janë armiqtë më të madh të virusit COVID-19 ” Ndër armiqtë më të madh të virusit janë detergjentet dhe dielli, përdorimi i detergjenteve shkatërron virusin prandaj të bëhet larja sa më e shpeshtë e duarve me sapunë pasi që edhe sapuni është një lloj detergjenti” theksoi Kara. /Gazeta e Re/

Kategoritë
BotaLajme