Pakënaqësitë me ndarjen e ‘tortës’ së pushtetit të PDK-së në Prizren, vazhdojnë dorëheqjet nëpër degë

Dega e PDK-së në Prizren gjatë javës së kaluar ishte tronditur me dorëheqjen e asamblistit të saj Kastriot Krasniqi, i cili po ashtu ishte dorëhequr edhe nga të gjitha strukturat e PDK-së.

Por kjo nuk do të mbes me kaq. Gazeta Insajderi, përmes burimeve mëson se nga kjo parti tanimë ka dhënë dorëheqje edhe Xhafer Ahmetaj, kryetar i nëndgës në PDK-së në Korishë.

Këto burime po ashtu thonë se së shpejti pritet të japin dorëheqje edhe tre  kryetar të nëndegëve të PDK-së në Prizren dhe dy asamblisë të saj.

Në seancën e 27 janarit, ku pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, PDK do të marr goditje nga 5 anëtarët ë partisë së saj të cilët do të japin dorëheqje zyrtare.

Kështu PDK, partia që e udhëheqë Prizrenin, do të mbetet vetëm me nëntë asamblistë.

Gazeta Insajderi, për këto dorëheqje ka pyetur zëdhënësen e Komunës së Prizrenit Jona Hoxhaj, e cila ka deklaruar se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare./Insajderi.org/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi