Palestinezët fillojnë grevë për të reaguar ndaj sulmeve izraelite

“Greva tregon se objektivi ynë, fati, territoret dhe populli ynë është një. Edhe okupuesit izraelit i jepet ky mesazh”, tha Ubeydat, një aktivist palestinez në Kuds.

Për shkak të sulmeve të Izraelit, shpallet grevë në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe në zonat me popullatë arabe në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët që jetojnë në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor nën pushtim filluan grevën me thirrjen e bërë nga sindikatat dhe grupet politike palestineze.

Tregtarët në Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe në zonat arabe në Izrael kanë mbyllur qepenat e dyqaneve që në orët e mëngjesit.

Si pasojë e grevës në Bregun Perëndimor të cilës iu bashkuan edhe institucionet private, universitetet dhe bankat, është vërejtur se është pakësuar dendësia e trafikut.

Rasim Ubeydat, një aktivist palestinez që jeton në Kuds, në një deklaratë për AA tha se greva shpreh unitetin e popullit palestinez në Kuds, Bregun Perëndimor, në Gaza dhe në të gjithë territoret palestineze.

“Greva tregon se objektivi ynë, fati, territoret dhe populli ynë është një. Edhe okupuesit izraelit i jepet ky mesazh”, tha Ubeydat.

Koordinatori i Forcave Kombëtare dhe Islame në qytetin El-Khalil, Fehmi Shahin tha se kjo grevë është ndërmarrë kundër sulmeve barbare izraelite me të cilat po përballet populli palestinez si dhe për të shprehur zemërimin për qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj Izraelit në këto sulme.

“Greva është e rëndësishme për shkak të pjesëmarrjes së palestinezëve në të gjithë territoret palestineze të cilat njihen si territoret 1948 në Bregun Perëndimor, në Gaza dhe Izrael”, tha Shahin i cili shtoi se grupet palestineze edhe pas grevës do të forcojnë unitetin dhe bashkimin dhe do të vazhdojnë çdo përpjekje.

Ngjarjet në Kuds dhe Gaza

Sulmi i Izraelit ndaj atyre që kryenin adhurim gjatë Ramazanit në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor dhe plani për të dëbuar me forcë banorët e lagjes Sheikh Jarrah përshkallëzoi tensionet në rajon.

Grupet palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës i dhanë policisë izraelite afat që të tërhiqen deri në orën 18:00 ditën e hënë më 10 maj nga lagjja Sheikh Jarrah dhe Xhamia Al-Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.

Pasi policia izraelite nuk u tërhoq nga Sheikh Jarrah dhe Xhamia Al-Aksa ndërsa grupet rezistencës palestineze lëshuan shumë raketa ndaj Izraelit.

Pas kësaj ushtria izraelite njoftoi fillimin e operacionit ushtarak “Mbrojtësit e Mureve” kundër Rripit të Gazës.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës kanë humbur jetë 212 persona, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra ndërsa janë plagosur 1.400 të tjerë.

Kategoritë
BotaLajme